Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka thënë sot se pozitat publike në Kosovë shihen si “dhurata”, në një reagim pas dorëheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronave.
Heldt, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, deklaroi se ambasadorët nuk mund të trajtohen si “lecka në dritare”.
“Nuk është se njerëz të arsimuar dhe të kualifikuar për pozitat e larta mungojnë në këtë vend, përkundrazi! Por për sa kohë që pozitat publike shihen ekskluzivisht si dhurata, askush nuk duhet të presë nga ata që përpiqen të të mbështesin dhe ndihmojnë, të rrinë si lecka në dritare”, ka thënë Heldt.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri sot me dije se SHBA-ja është tërhequr nga Bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, siç kishte bërë më parë edhe Britania e Madhe.
“SHBA-ja ka dhënë dorëheqjen nga Bordi i KPVCA-së, siç bëri Mbretëria e Bashkuar më herët. Ne nuk do të vazhdojmë të jemi pjesë i një institucioni kur lidershipi i tij u shërben interesave personale dhe politike, më shumë se sa qytetarëve”, thuhet në njoftimin për media të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
“Përzgjedhja e miqve të pakualifikuar për pozicionet qeveritare dëmton imazhin e Kosovës dhe tradhton besimin e publikut”, thuhet më tej aty.
Zgjedhja e Naser Shalës në krye të Agjencisë së Pronës ka zemëruar goxha Ambasadën britanike dhe atë amerikane. Të dyja kanë dhënë reagime të ashpra në të kaluarën.
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura