Sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur në takim kryetarin e Degës së LDK-së në Gjermani me disa veprimtarë të kësaj dege.
Kryetari Mustafa vlerësoi lartë kontributin e bashkëatdhetarëve tanë në proceset që ka kaluar Kosova, qysh nga koha e vështirë e luftës, si dhe rolin dhe meritat e veçanta të mërgatës sonë në rrugën e shtet-ndërtimit të Kosovës.
Po ashtu kryetari Mustafa falënderoi aktivistët dhe veprimtarët e LDK-së, për kontributin e dhënë në të gjitha aktivitetet e organizuara nga strukturat e LDK-së.
Ekziston nevoja e orientimit dhe bashkëpunimit me degët jashtë vendit.
Kryetari Mustafa i falënderoj për ndihmën e dhënë Kosovës dhe popullit të saj në momentet më kritike, si dhe i inkurajoi ata që të mos e shkëpusin lidhjen e tyre me vendin e lindjes, duke ua bartur edhe brezave, fëmijëve të tyre dashurinë dhe përkushtimin për Kosovën dhe LDK-në.
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...