Google ADS

Brnabiç: Serbia nuk do të lejoj që Kosova të fitoj gjithçka

17:14 | 16 Gusht 2019
Arbresh.info

“Njohja e Kosovës me kufijtë e tanishëm është një vijë e kuqe për Serbinë.”, u shprehë kryeministrja serbe, Ana Brnabiç.

Ajo shtoi se nuk asnjë zgjidhje për problemin e Kosovës për momentin, shkruan Indeksonline.

“Serbia nuk do të lejoj që Prishtina të fitoj gjithçka dhe Beogradi të humbas gjithçka. Në këtë pikë, duhet të shohim se sa mund të fitojmë dhe të humbasim pak dhe të jemi racional dhe realist për këtë. Por që Serbia të humbasë gjithçka dhe Prishtina të fitojë gjithçka, kjo nuk është një zgjidhje e pranueshme dhe jo e drejtë.”, u shprehë kryeministrja serbe për Tanjug.

Në fund ajo tha se dialogu do të vazhdoj kur Kosova ta tërheq taksën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme