Google ADS

Shpërthim në një xhami në Pakistan

15:31 | 16 Gusht 2019
Arbresh.info

Një shpërthim që ndodhi në një xhami në jug-perëndim të Pakistanit la të vdekur të paktën katër njerëz dhe plagosi shumë të tjerë, njoftoi policia dhe mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi i fundit në një seri sulmesh të ngjashme ndodhi pas namazit të xhumasë në hapësirën kryesore të një xhamie në lagjen periferike Kuchlak të Quettas, kryeqytetit të provincës jug-perëndimore të Baloçistanit, raportoi televizioni lokal Geo News duke cituar zyrtarë të policisë.

Sipas raportimeve fillestare mjeti shpërthyes ishte i kurdisur me orë dhe asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësi për sulmin.

Fotografitë e transmetuara nga Geo News treguan se në hapësirën e xhamisë kishte të shpërndara copa të xhamave të thyer, kapele të gjakosura dhe sende të tjera.

Provinca e Baloçistanit, e cila gjithashtu konsiderohet se shtrihet në një pjesë të Iranit dhe Afganistanit fqinj, është strategjikisht e rëndësishme për shkak të rezervave të pasura të bakrit, zinkut dhe gazit natyror.

Gjatë dekadës së fundit, krahina, veçanërisht kryeqyteti Quetta, është përballur me një valë vdekjeprurëse të dhunës sektare, në të cilat mbi 2.200 njerëz u vranë.

Provinca gjithashtu graviton në pjesën ku do të ndërtohet mega projekti prej 64 miliardë dollarë i Korridorit Ekonomik Pakistan-Kinë (PCEC), i cili synon të lidhë provincën strategjike veri-perëndimore të Kinës me portin Gwadar të Baloçistanit përmes një rrjeti rrugësh, hekurudhash dhe tubacionesh për të transportuar ngarkesat, vaj dhe gaz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme