Këshilltarët në Shtëpia e Bardhë kanë shqyrtuar mundësinë e blerjes së Grenlandës nga SHBA, pasi presidenti Donald Trump e kishte përmendur në disa raste këtë gjë.
Wall Street Journal citoi burime anonime duke thënë se lideri amerikan kishte kërkuar nga stafi i tij të shikojnë mundësinë e blerjes së ishullit më të madh në botë, transmeton portali arbresh.info.
Raporti thotë se Trump, i cili është planifikuar të bëjë vizitën e tij të parë në Danimarkë në fillim të muajit të ardhshëm, ka pyetur vazhdimisht këshilltarët nëse SHBA mund të fitonte territorin, tre të katërtat e të cilit mbulohen nga një shtresë akulli të përhershëm.
Nuk ka asnjë indikacion se blerja do të jetë në rendin e ditës për bisedimet e tij me zyrtarët danezë.
WSJ tha që Trump kishte folur me shkallë të ndryshme të seriozitetit të idesë. Burimet thanë se ai kishte shprehur interes për burimet autonome të territorit danez dhe rëndësinë gjeopolitike.
Gazeta thoshte se presidenti mund të kërkojë të forcojë praninë ushtarake të Uashingtonit në Arktik. Baza Ajrore Thule aktualisht është instalimi më verior i SHBA-së.
Associated Press më vonë citoi një aleat anonim të Trump i cili pranoi se presidenti kishte diskutuar idenë, por nuk ishte serioz për këtë./arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele