Sipas një studimi të bërë nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), del se Qeveria në ikje nën udhëheqjen e Ramush Hardinajt ka qenë qeveria më jetëshkurtër.
Sipas këtij raporti, kjo qeveri ka qëndruar në pushtet gjithsej 678 ditë në total, shkruan arbresh.info.
“Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka publikuar raportin për paqëndrueshmëri të qeverive në Republikën e Kosovës. Studimi ka trajtuar tre fusha shqetësuese për zhvillimin demokratik të Kosovës: stabilitetin dhe kohëzgjatjen e qeverive, paqëndrueshmërinë zgjedhore dhe kohëzgjatjen e proceseve përfshirë negocimin dhe formimin e koalicioneve qeverisëse pas zgjedhjeve. Asnjë qeveri që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nuk e ka përfunduar mandatin e plotë (4 vjeçar) në detyrë siç parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për më tepër, vërehet një tendencë e theksueshme në rënien e ditëve të qeverive në pushtet. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Qeveria Hardinaj ka qenë më së paku në pushtet me 678 ditë në total.”, thuhet në raportin e dërguar nga Instituti Demokraci për Zhvillim /arbresh.info/
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...