Neymar është i shqetësuar që Barcelona do t’i jap fund kërkesës për të arritur nënshkrimin me të.
Këtë raportohet se super-agjenti Pini Zahabi ia ka përcjellur presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, i cili dëshiron të siguroj nënshkrimin me 27-vjeçarin, transmeton portali arbresh.info.
Zahavi, i cili ishte ndërmjetësues i transferimit prej 222 milionë euro të sulmuesit në vitin 2017, është përfshirë sërish për shkak se Neymar dëshiron të largohet sa më shpejtë që është e mundur nga klubi në Parc des Princes.
Gazetari i Mundo Deportivo, Francesc Aguilar ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter:
“Pini Zahavi ka bindur Florentinon se Neymar ka nisur të shqetësuar rreth refuzimit për nënshkrimin e tij nga Barcelona, gjë që është duke u bërë edhe më e madhe dita ditës”
Braziliani preferon t’i ribashkohet Barcelonës, por nëse ata janë në gjendje për të negociuar një marrëveshje me PSG-në, Real Madridi mund të kthehet në një opsion joshës./arbresh.info/
https://twitter.com/FApor_elmundo/status/1162050200707457024
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...