Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut sot u takua me deputetin e Kuvendit të Shqipësë, Vasil Sterjovskin, që ka prejardhje maqedonase, siç deklarojnë nga presidenca.
Siç kanë bërë të ditur nga Kabineti i presidentit, në takim Pendarovski ka shprehur kënaqësi nga zgjedhja e Sterjovskit si pjesë e Kuvendit shqiptar dhe ka shprehur bindjen se me punën e tij do të kontribuojë në mbarëvajtjen e mëtejmë të bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si dy vende mike dhe se pozitivisht do të kontribuojë në avancimin e pakicës maqedonase në Shqipëri.
Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë, ka thënë presidenti Pendarovski kanë prioritete identike dhe vizion për të ardhmen, janë të përkushtuar në marrëdhëniet e mira fqinjësore si dhe bashkëpunimin rajonal dhe integrimeve në strukturat evropiane.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...