Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli ka kujtuar politikanin Arbën Xhaferin.
Pacolli për të thotë se kishte një vizion dhe mision integrimin ndër-shqiptar, shkruan portali arbresh.info.
Ndër tjerash kryediplomati i Kosovës tha se Xhaferi ishte një rilindas modern i kombit shqiptar.
Më poshtë keni shkrimin e tij të plotë pa ndërhyrje
“Sot kujtoj mikun tim Arbën Xhaferin, një njeri më të cilin me pasion diskutoja për të ardhmen e kombit tonë, një njeri që kishtë vizion dhe mision integrimin ndër-shqiptar. Ai ishte një Rilindas modern i kombit shqiptar. Ai ishte njeriu që kishte shndërruar në alternativa politike qeverisëse dy Lëvizje çlirimtare, atë të Kosovës dhe atë të Maqedonisë si këshilltar, si protagonist i këtyre shndërrimeve properëndimore të kombit shqiptar. Ai i paraprinte proceseve emancipuese të kombit shqiptar me idetë e veta, me platformën e tij kombëtare, me kritikën e vet për dukuritë degraduese, me aksionin e vet politik. Mësimet e tij janë ndriçuese për shumë prej krizave tona të sotme, për ekstremizmin fetar, për marrëdhëniet me fqinjët, për orientimin properëndimor të kombit. Na mungon shumë në këto kohë Arbëni”./arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I