Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka takuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi dhe drejtorët e Qendrave Korrektuese të Kosovës.
Ministri Tahiri ka vlerësuar punën e bërë në dy vitet e fundit, që rezultoi me ndryshime të mëdha në menaxhimin e Qendrave Korrektuese.
“Sistemi korrektues ka shënuar një avancim jashtëzakonisht të madh përgjatë dy viteve të fundit. Me përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm ia kemi arritur të transformojmë perceptimin dhe imazhin e Qendrave Korrektuese. Kemi përmirësuar infrastrukturën dhe kemi shtuar kapacitetet. Është rritur siguria si dhe janë luftuar dhe parandaluar dukuritë negative brenda tyre” ka thënë ministri Tahiri.
Përveç funksionit korrektues, ministri Tahiri ka theksuar se Qendrat kanë edhe funksion risocializimi, detyrë kjo që u arrit të përmbushet falë angazhimit të punëtorëve në baza ditore.
“Sot, Qendrat Korrektuese plotësojnë të gjitha standardet bashkëkohore, dhe të njëjtat krahas funksionit korrektues kanë edhe funksion të plotë risocializimi. I tërë ky progres nuk do të mund të bëhej pa përgjegjësit dhe oficerët e këtij shërbimi, që në baza ditore menaxhojnë me këto Qendra” ka thënë ministri Tahiri.
Gjatë takimit, ministri Tahiri dhe drejtuesit e institucioneve korrektuese ndanë perspektivën e reformimit të mëtejmë dhe hapat që po ndërmerren për avancimin e Shërbimit Korrektues në të gjitha dimensionet e tij./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...