Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ishte i zhgënjyer me dy golat e pranuar gjatë triumfit të tyre në Superkupë kundër Chelseas.
“Redsat” kanë fituar në penalti pas ndeshja përfundoi me rezultat 2 me 2 edhe pas vazhdimeve, transmeton portali arbresh.info.
“Ishte një ndeshje shumë e mirë për tu shikuar, por ishte vështirë për të dy skuadrat”, ka thënë fillimisht Van Dijk pas ndeshjes.
“Ata luajtën mirë dhe ne kishim momente të mira në futboll, veçanërisht në fillim të pjesës së dytë. Ne i vendosëm ata nën presion dhe krijuam shanset. Ne luajtëm në një linjë më lartë dhe fituam topat e dytë”
“Në fillim, hapësirat ishin të mëdha. E kam thënë edhe para ndeshjes se gjithçka mund të ndodhë në një finale dhe në fund penaltitë vendosën ndeshjen”
“I thash Adrianit para penaltive se ai mund të jetë hero sonte dhe ai e bëri këtë, prandaj jam i lumtur për të dhe për klubin”, shtoi Van Dijk./arbresh.info/
Fushata për Shtëpinë e Bardhë dhe retorika e ashpër politike
Osmani: Ka shumë potencial për rritjen e bashkëpunimit midis...
Gërvalla: BE-ja duhet të trajtojë sa më parë dhe me seriozit...
Vazhdojnë sulmet ajrore dhe kërcënimet Izrael-Hezbollah
City merr një lajm të tmerrshëm nga mesfushori Rodri
Protesta në Preshevë, Sinani: Betejat tona si shqiptarë do t...