Google ADS

MKRS përkrahë Qendrën Rinore në Malishevë me kompjuterë

16:59 | 15 Gusht 2019
Arbresh.info

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e ka mbështetur Qendrën Rinore në Malishevë, me kompjuterë, për kabinet të IT për këtë organizatë rinore.

Për këtë qëllim sot në Malishevës, kanë qëndruar ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi dhe zëvendësministri Rexhep Mazreku të cilët janë pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Gashi tha se me të rinjtë dhe vullnetarët e kësaj shtëpie rinore përuruan kabinetin e IT-së me pajisjet e reja, të cilat janë donacion i Ministrisë së Rinisë për të rinjtë e Malishevës.

“Investimet në fushën e rinisë janë investime për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, tha Gashi.

Ai tha se ky nuk do të jetë donacioni i fundit, pasi që në vazhdimësi do të ketë përkrahje për qendrat rinore, përmes aktiviteteve të ndryshme”.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj, e ka falënderuar ministrin për vizitën, si dhe për dhënien e këtij donacioni, shumë domethënës për Qendrën Rinore në Malishevë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme edhe me projekte tjera që ministria i ka realizuar në Malishevë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme