Nëpërmjet një deklarate për median, përfaqësuesit e HEC-it kanë deklaruar se asnjë prej pretendimeve të banorëve nuk është e vërtetë dhe se ndërtimi i kësaj vepre energjitike nuk do ta lërë asnjë ditë pa ujë fshatin.
Drejtori i HEC-it, Arjan Demiri ka pohuar se banorët, edhe pse kanë disa ditë që protestojnë kundër HEC-it janë duke dezinformuar opinionin publik, sepse kjo vepër energjitike i ka të paracaktuara qartë kushtet dhe kuotat.
Ai deklaroi se në kontratën e formës “BOT”, të miratuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës parashikoet qartë që HEC-i do të ndërtohet në kuotat 1535 metër mbi nivelin e detit dhe jo në grykën kryesore të burimit “Kroi mbret” të fshatit.
“Marrja e ujit të hidrocentralit,” ka thënë Demiri “do të bëhet disa qindra metra më poshtë burimit dhe kjo nuk pengon aspak furnizimin me ujë për të pirë e për vaditje për banorët e fshatit Backë”.
Demiri pohon se HEC-i punon kryesisht me ujërat e dëborës dhe nuk do të prekë ujin e vaditjes në muajt maj-tetor, siç është nënshkruar edhe në marrëveshjen e firmosur me banorët e zonës.
Sipas Demirit, protestat e banorëve janë duke penguar vijueshmërinë e punimeve të hidrocentralit, kur kanë ngelur edhe 300 metër punime deri në kuotën e veprës së marrjes, të përcaktuar nga qeveria, për ta përfunduar këtë projekt në afatin e përcaktuar që është në muajin tetor 2019./tch/
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...