Granit Xhaka nuk mund të pres për të zhvilluar ndeshjen e parë si nikoqir në sezonin 2019/20 në Premierë Ligë.
Mesfushori kosovar ka qenë kapiten i ndeshjes së fituar me rezultat 1 me 0 kundër Newcastle United dhe mezi pret takimin e xhiros së dytë por të parin në stadiumin “Emirates” këtë edicion, transmeton portali arbresh.info.
“Të them të drejtën më ka munguar ky vend”, ka thënë Xhaka për Arsenal Player. “Më kanë munguar djelmoshat, më ka munguar topi dhe është ngazëlluese për tu rikthyer dhe punuar sërish për të krijuar një sezon të mrekullueshëm”
“Mendoj se ky sezon nuk do të jetë i lehtë, por ne e njohim njëri-tjetrin më shumë dhe trajneri i njeh lojtarët më mirë. Ne e njohim atë, e dimë se çfarë dëshiron, mentaliteti i stafit dhe siç e kam thënë më parë, jam shumë i ngazëllyer sepse ky është viti i dytë tani nën udhëheqjen e Unai Emery dhe ne duam të krijojmë një sezon të mirë këtë vit”
“Jam i ngazëllyer për sezonin e ri. Për mendimin tim ne nuk kemi pasur një sezon të keq vitin e kaluar, ne ishim në finale, ne humbëm në finale, ne ishim të mirë në Premierë Ligë deri në pesë ndeshjet e fundit. Ne duhet të përmirësojmë disa pikë të vogla dhe pas kësaj jam i sigurt se do të rikthehemi ku klubi duhet të jetë”, përfundoi Xhaka në intervistën për faqen zyrtare./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...