Në mëngjesin e sotëm në qendrën e Shkupit janë ndërruar tetë pllakat emërtuese të përmendoreve nga projekti kontrovers “Shkupi 2014“.
Pllakat që u takojnë përmendoreve të Aleksandërit të Madh, Filipit të Dytë dhe Olimpias, shkruajnë se këto janë figura historike u përkasin qytetërimit Helen dhe trashëgimisë kulturore dhe historike botërore. Gjithashtu, edhe heqja e diellit të Verginës nga infrastruktura, ndërtesat publike dhe përmendoret tjera në Shkup është duke përfunduar, transmeton Portalb.mk.
Ky veprim i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, është si rezultat i nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, në të cilën ka nen të veçantë sa i përket simboleve dhe figurave historike që janë pjesë e trashëgimisë së dy vendeve fqinje. Në nenin 8, paragrafin 2 thuhet:
“Në afat prej gjashtë muajsh nga hyrja e kësaj marrëveshjeje në fuqi pala e dytë do ta shqyrtojë statusin e përmendoreve, ndërtesave publike dhe infrastrukturës së territorit të saj dhe nëse ato në çfarëdo lloj mënyre referojnë në historinë dhe civilizimin helen antik që përbën pjesë përkatëse të trashëgimisë historike ose kulturore të palës së parë do të ndërmarrë veprime korrigjuese përkatëse me qëllim që në mënyrë efektive ta shqyrtojë çështjen dhe të sigurojë respektimin e trashëgimisë së tillë”.
Para thuajse dy viteve, në kuadër të Ministrisë së Kulturës u krijua Komision për analiza të projektit kontrovers Shkupi 2014.
Ministri i atëhershëm i Kulturës, Asaf Ademi deklaroi para një viti se grupi i punës, punon pa ndërprerë dhe konkluzionet i dorëzon deri te Qeveria, e cila do të vendosë për veprim të mëtutjeshëm. Bashkëpunojnë tha, edhe me Prokurorinë Speciale Publike për procedurat që i kanë hapur. Nga kjo inciativë ende nuk ka asgjë konkrete.
Nga ana tjetër, Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi në qershor të vitit 2018 se nuk do ta prishë “Luftëtarin në kalë” dhe monumentet tjera të projektit “Shkupi 2014”.
Në atë kohë zëdhënësi, Mile Boshnjakovski tha se vendosja e pllakave me mbishkrime do të shpjegojë se ato janë simbole të kulturës greke.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...