Publikohet klipi i ri i Era Istrefit me reperin rus

14:13 | 15 Gusht 2019
A. B.

Ka tash e sa muaj që këngëtarja shumë e suksesshme shqiptare, Era Istrefi, ka sjell bashkëpunimin e saj më të ri me reperin rus, Eldzhey.

Kënga deri më tani ka qenë e publikuar vetëm në versionin audio, dhe për kaq pak kohë ka arritur që të kapë majat e suksesit në Rusi dhe jo vetëm.

Së fundmi, dyshja kanë publikuar edhe klipin e këngës “Sayonara”, në kanalin YouTube.

Ashtu edhe siç pritej, Era edhe këtë herë befason me energjinë e saj dhe skenat provokuese në video.

Marrë parasysh përmbajtjes dhe performancës, Era dhe Eldzhey kanë bërë me dije që klipi i tyre i ri nuk preferohet për personat nën moshën 18 vjeçare, të paktën sipas censurës në Rusi.

Medet Shayakhmetov është producenti i këtij klipi, i cili e sjell këngëtaren kosovare më në top formë se asnjëherë tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme