Shefi i diplomacisë së Serbisë Ivica Daçiq, vendimin e Maqedonisë së Veriut për mosekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së Tomor Morina në Serbi, e vlerëson si politik.
Ai thotë se nëse për dikë ka flet-arrest nga INTERPOL-i, nuk duhet të mendohet nëse do të ekstradohet ose jo, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nëse dikush ka fletë-arrest nga Interpoli, atëherë pse duhet të mendohet nëse do të ekstradohet apo jo. Kjo ashiqare bëhet për arsye politike”, theksoi Daçiq.
Ai tha se edhe Franca në këtë mënyrë e ka lëshuar Ramush Haradinajn dhe sipas tij, është problem që edhe Haradinaj, por edhe ushtarë tjerë të UÇK-së nuk do të përgjigjet për krimet e luftës.
“Morina dhe të tjerët asnjëherë nuk do të përgjigjen”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, duke shtuar se “vendet perëndimore kërkojnë që Kosova të bëhet anëtare e Interpolit, ndërsa ata nuk e respektojnë këtë organizatë.
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...