Google ADS

Deputetja e AAK-së, Veselit: Qe 13 vjet je në Qeveri me shumë afera korruptive

12:43 | 15 Gusht 2019
Arbresh Info

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PDK-së Kadri Veseli, i cili pothuajse në çdo tubim me qytetarë i cili thekson se prioritet në qeverisjen e ardhshme do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Kadrijaj në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se Veseli është në Qeveri për 13 vjet me shumë afera korruptive, teksa në deklarata e përmend luftimin e korrupsionit.

“E pashë një deklaratë të Veselit që do t’a lufton korrupsionin, por paska harru që është në Qeveri që 13 vjet dhe me plot afera korruptive. Ec e bjeri në fije tash”, ka shkruar ajo.

Ndryshe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se të gjithë të korruptuarit, ata që i përkrahin të korruptuarit dhe nepotizmin, nuk do të kenë vend në qeverisjen dhe në partneritetin me PDK-në.

“Po ua jap fjalën. Gjërat janë shumë të qarta, qytetarët e kërkojnë këtë dhe PDK e unë do ta bëjmë. Një qeverisje e cila është e përgjegjshme në luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Kjo po i zbeh shpresat e të rinjve tanë”, ka thënë Veseli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme