Google ADS

Komuna e Prishtinës radhitet e para për transparencë

11:08 | 15 Gusht 2019
Arbresh.info

Instituti Demokratik i Kosovës ka organizuar tryezën ku janë prezantuar të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2018.

Në te gjeturat e KDI-së thuhet se në vitin 2018, Kosova shënoi progres të dukshëm në transparencën e prokurimit publik si në nivel qendror ashtu edhe atë lokal të qeverisë, shkruan arbresh.info

Nga USAID u tha se prokurimi transparent dhe i hapur ka një ndikim shumë të madh që lejon një transparencë të madhe.

“Më shumë se gjysma e mjeteve publike në Kosovë shfrytëzohen përmes prokurimit publik. Prokurimi i hapur dhe transparent krijon një nivelizim të lojës, në këtë fushë janë shpenzuar 100 euro nga secili aplikues. Prokurimi transparent dhe i hapur mund të ketë një ndikim shumë të madh, lejon një transparencë më të madhe dhe mundëson lajmërimin e rasteve kur sistemi i prokurimit nuk funksionon siç duhet” u tha nga USAID

Sekretarja e Përgjithshme nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj, tha se për administratën publike, prokurimi publik është çështja më e ndjeshme në të cilën mbeten akoma sfida.

“Prokurimi publik është një nder çështjet më të ndjeshme të administratës publike.  Mbeten akoma sfida për të adresuar menaxhimin e prokurimit publik. Vetëm në vitin2018 kemi hartuat 5 udhëzime administrative për transparencë. Po ashtu fokus të veçantë ju kemi dhënë edhe platformave online. Jemi ne proces të inkuadrimit të e-prokurimit në webfaqet komunale” tha Ukimeraj

Sa i përket monitorimit të Komunave Ukimeraj tha se në vitin 2018 në fushën e transparencës kanë arritur 6,2% në krahasim me vitin e kaluar.

“Monitorimi i transparencës së komunave zë vendin kryesorë. sa i përket rezultateve në vitin 2018 në fushën e transparencës kanë arritur 6,2 % në krahasim me vitin 2017”

Gjithashtu ajo tha se Përqindje më të ulet mbeten aktet komunale dhe raportimet përpara kuvendin komunal.

Po ashtu tha se 8 komuna nuk e kane përmbushur  obligimin ligjor për publikimin e dokumenteve buxhetore.

Menaxherja e Projektit të KDI-së, Diana Metushi Krasniqi tha se janë bërë 3260 matje në 38 komuna 2 here në vit, ndërsa në vitin 2018 në 11 komuna.

“Në vitin e kaluar webfaqet e komunave janë vizituar mbi 4mije herë, kjo është arsyeja që këto faqe duhet të jenë të populluara. Metodologjia e re ka 6shtylla në të cilat janë bëtë 3260 matje në 38 komuna 2 here në vit.  946 matje janë bërë edhe në vitin 2018 në 11 komunat që janë në partneritet me komunat e USAID” tha Metushi-Krasniqi

Sipas matjeve që janë bërë ajo thotë se në këto 6 shtylla ka pas përmirësim të transparencës buxhetore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme