Google ADS

Shkatërrohen shtatë bimë kanabisi në Graqanicë, hetohet i dyshuari e kultivoi atë në oborrin e tij

10:37 | 15 Gusht 2019
L G

Mbrëmë rreth orës 19:20 Policia e Kosovës ka shkatërruar shtatë bimë kanabisi në oborrin e një personi të komunitetit serb në Graqanicë.

Sipas policisë, i dyshuari nuk është intervistuar, mirëpo me vendim të prokurorit  rasti po hetohet në procedurë të rregullt.

“ Është raportuar se gjatë kontrollit në oborrin  e shtëpisë së dyshuarit mashkull K/Serb , i  janë gjetur shtatë bimë  kanabisi  të cilat janë shkatërruar në vendin e ngjarjes. I dyshuari nuk është intervistuar ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, njofton policia./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme