Në fëmijëri ne ‘detyrohemi’ t’i falim gabimet. P.sh., kur fëmija i fqinjit ua ka marrë lodrën, ai ishte detyruar nga prindërit që t’ju kërkojë falje dhe është dashur ta falni. Por, kjo nuk ka pasur rëndësi pasi që me siguri se keni mbajtur inati për një kohë shumë të gjatë.
Prandaj, është e rëndësishme të kuptohet se sa i rëndësishëm është kërkimi i faljes dhe pranimi i saj, transmeton Telegrafi.
Edhe atëherë kur njerëzit kërkojnë falje, neve na kujtohet çfarë ata kanë bërë për ne – kjo është pjesë e historisë tonë personale. Peshën e këtyre ofendimeve ne e mbajmë tërë jetën.
Pranimi i faljes na qetëson
Mos falja e një personi do të thotë se mbajmë inat, urrejtje dhe kemi pakënaqësi. Kjo do të thotë se dhimbjen e mbani brenda.
Pra, nëse nuk ia falni gabimet një personi të caktuar, ju vazhdimisht do të mendoni për gjërat të cilat ju lëndojnë në vend se të fokusoheni në aspektet më të kënaqshme.
Falja është për çdo njeri
Njerëzit e fuqishëm i falin edhe ata të cilët nuk e meritojnë, përndryshe mllefi do ta shtrijë ndikimin e vet edhe te njerëzit tjerë përmes sjelljes tonë. Ai mund të rikthehet në traumë dhe kompleks, si dhe të shkaktojë mosbesim në njerëzit përreth nesh.
Të falësh do të thotë të vazhdosh tutje
Vetëm atëherë kur falim mund të vazhdojmë tutje dhe të mos e lejojmë të kaluarën të ndërhyjë në të ardhmen tonë.
Kur e harrojmë të kaluarën dhe dhimbjet, ne ia hapim vetes rrugën drejt emocioneve dhe ndjenjave të reja. /Telegrafi/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...