Google ADS

Femrat në Shqipëri më të prekura nga kolesteroli i lartë në gjak

08:12 | 15 Gusht 2019
A. B.

Gjatë periudhës janar-korrik 30% e personave që kanë bërë analizën biokimike të gjakut kanë rezultuar me kolesterol të lartë në gjak, ku femrat janë më të prekura.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Shqipëri, thotë se me numrin më të lartë të kolesterolit në gjak kanë rezultuar vajzat e gratë me 65% dhe 35% janë meshkuj.

“Kontrolli Mjekësor Bazë. 30% e personave që kanë bërë analizën biokimike të gjakut, gjatë periudhës Janar-Korrik 2019, rezultojnë me LDL Cholesterol të lartë (mbi 160 mg/dl)

Nga këta, 35% janë meshkuj dhe 65% femra”, -thonë specialistët e FSDKSH.

Ndërkaq, grupmosha më e rrezikuar rezulton të jetë 51-60 vjeç me rreth 40% e ndjekur nga grupmosha 61-70 vjeç me 34%.

Dieta e pashëndetshme, mbipesha, mosha dhe trashëgimia janë faktorë rreziku për nivelin e lartë të kolesterolit në gjak.

“Kontrollo shëndetin pa pagesë. Parandalimi është më mirë se kurimi”, -bën apel Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme