Kohëve të fundit bëri bujë mediatike paraqitja e këngëtares së mirënjohur, Fjolla Morina, në një koncert në Skenderaj.
Për dukjen e saj në këtë koncert pati shumë kritika, për shkak se Fjolla ishte e veshur shumë provokative dhe kishte fëmijë të shumtë që kishin shkuar ta përcjellin nga afër performancën e artistes.
Lidhur me performancën e saj, i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i doli në mbrojtje artistes.
Ai tha se performanca e saj nxiti reagime të shumta pa nevojë dhe e krahasoi paraqitjen e saj me të Rita Orës në Prishtinë dhe siç tha ai, performanca e superyllit botëror as që u komentua, transmeton rtv21.tv.
“Këngëtarëve nuk u tregojmë çka me vesh, ata e kanë stilin e vetë. Edhe ajo që u bë bujë në Skenderaj ishte e padrejtë, e njejta ka ndodhur me Rita Orën në koncert në Prishtinë, kush nuk e tha asnjë fjalë. Por, dikujt i dhimti kryt pse u bë në Skenderaj. Drenasi është më mirë në këtë drejtim. Sa i përket fëmijëve, prindërit duhet me u kujdes”, tha Lladrovci.
Ndërsa, për reagimet e deputetëve, Lladrovci tha se ata që kanë reaguar “e kanë me i hi në qef dikujt, meqë është koha e fushatave”. Në lidhje me performancën e saj, ka pasur reagime të shumta në rrjete sociale.
Ata që kanë reaguar kanë qenë edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Në mesin e tyre është edhe Milaim Zeka, i cili në rrjetin social Facebook, ka pyetur se ku kanë mbetur ata, të cilët e kanë kritikuar atë për fjalorin banal të tij, teksa e ka publikuar edhe një fotografi të Fjollës.
Një reagim i tillë ka ardhur edhe nga deputeti i PDK-së, Andin Hoti, i cili gjithë këtë paraqitje të Fjollës e ka komentuar vetëm me një koment “Bac falna”.
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...