Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për procesin e zgjedhjeve të parakohshme.
Ai ka thënë se taksa 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës do të mbetet, nëse Qeverinë e ardhshme do ta udhëheq kreu i PDK-së.
“Fatkeqësia është se taksa është bërë “jorgan” për t’i mbuluar çështjet e tjera dhe problemet e tjera në Kosovë, kur e kemi vendos këtë tarifë është vendosur si mjet kundërshtimi për agresionin diplomatik dhe kjo tani është bërë si qëllim e jo si mjet, kryeministri Ramush Haradinaj e ka kthyer në qëllim, ne e kemi pas një propozim në koordinim me aleatët e Kosovës për suspendim të taksës”, është shprehur Krasniqi në Debat Plus të RTV Dukagjini, transmeton Telegrafi.
Theksojmë se, gjatë ditës së djeshme shtetet e Quintit kanë kërkuar nga Kosova që të largojnë taksën 100 për qind dhe të rifillohet dialogu me Serbinë.
Në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet se ato janë bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që i kontribuon stabilitetit rajonal.
Rey Manaj filloi rikthimin te Sivasspori, për ta përmbysur A...
Osmani takohet me Orav, flasin rreth rëndësisë së vizitës të...
Akuza për abuzim seksual ndaj prokurorit të Hagës
Ndikimi i Rusisë i pranishëm në prag të zgjedhjeve të rëndës...
LDK: Pushteti aktual po tregon paaftësi të thellë dhe dështi...
Lansohet projekti GENESIS, mbështetur nga Ministria për Evro...