Politikani i eksperiencës, Neritan Ceka, është shprehur ndër të tjera se, trashëgimia kulturore në Shqipëri është në rrezik.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama po i imponon vendit gustot e tij të mërzitshme.
Ceka shton se, Rama ka bërë një kombinim mes sistemin komunist dhe atij otoman.
“Rama nuk është gjë tjetër veçse një restaurator i regjimit që u përmbys. Por, ky është një restaurim me tender. Ky ka bërë një kombinim të sistemit komunist me atë otoman. Ka kthyer gjithë djemtë, vajzat dhe nipërit e mbesat e byrosë politike dhe komitetit qendror e sekretarëve të partisë. Ky është establishmenti politik që ka sjellë Rama. Dhe e dyta spahitë. Secili ka marrë nga një copë, njëri merr rrugët, tjetri trasportin, tjetri misrin, tjetri specin djegës e me radhë, janë qindra spahi që varen direkt nga Rama”.
“Kjo ndodh dhe me monumentet e kulturës. Atë karagjozllëkun e restaurimit të memorialit të Skënderbeut e ka bërë vetë Rama. Ajo karakatinë që qëndron mbi Katedralen e Shën Kollit, ku është varrosur Skënderbeu, duhej të hiqej se është e kohës së komunizmit. E restauruan e bënë me drita. Kur komunikova me Ramën, ai tha është gustoja ime dhe guston time nuk e diskutoj. Kjo është gusto nostalgjike. Edhe një mandat po t’i japim këtij njeriu, do të vishemi të gjithë me poture dhe me bluza me karikatura. Pra, është njeriu që guston e tij të mërzitshme, si fjalimet e tij, do t’ua imponojë të gjithëve.”
“Edhe një mandat po t’i japim këtij njeriu, do të vishemi të gjithë me poture dhe me bluza me karikatura. Pra, është njeriu që guston e tij të mërzitshme, si fjalimet e tij, do t’ua imponojë të gjithëve,” thotë Ceka./mapo/
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...