Pas akuzave ndaj Valdrin Pjetrit, Partia Demokratike në Shkodër ka organizuar ditën e sotme një protestë kundër uzurpimit nga trafikantët e drogës.
Dhjetëra mbështetës të PD janë mbledhur përpara prefekturës, ngjitur me Bashkinë e qytetit, teksa në duar mbanin pankarta me mbishkrimet “T’i kthejmë rinisë shpresën”, “Stop lidhjes Shtet-Banda”, “Stop blerjes së votës”.
PD shprehet se kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit është dënuar në Itali në vitin 2003 për trafik droge.
Pas akuzave të selisë blu, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar informacion nga pala italiane nëse ndaj Valdrin Pjetrit është dhënë ndonjë dënim nga drejtësia e vendit fqinj./ Opinion.al
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...