Google ADS

Gareth Bale refuzon të shfrytëzohet në marrëveshjen shkëmbyese me Neymar

21:04 | 14 Gusht 2019
Arbresh Info

Sulmuesi i Real Madrid, Gareth Bale raportohet se insiston për të mos marrë pjesë në asnjë marrëveshje shkëmbyese me sulmuesin e Paris Saint Germain, Neymar.

Derisa reprezentuesi brazilian kërkon për të siguruar largimin nga Parc des Princes, Real Madridi dhe Barcelona janë të dy duke u përgatitur me oferta për të joshur PSG-në për shitjen e tij, transmeton portali arbresh.info.

Sugjerimet e fundit janë se kampioni në Liga 1 ka kërkuar tre lojtarë të vlerësuar në mënyrë për të ndarë rrugët me lojtarin më të shtrenjtë në botë.

Megjithatë, bazuar në gazetën spanjolle SPORT, Bale ka informuar Real Madridin se nuk dëshiron të konsiderohet për të qenë i përfshirë në ndonjë marrëveshje shkëmbyese me Neymarin.

Reprezentuesi uellsian nuk është pjesë e planeve të trajnerit Zinedine Zidane për sezonin e ardhshëm duke lënë kështu Real Madridin në kërkim për një blerës për 29-vjeçarin.

Bale, i cili ka edhe tri vite të mbetura në kontratën e tij, thuhet se është i lumtur për qëndrim në Bernabeu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme