Në prag të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, ka organizuar për herë të tretë takim me mërgatën.
Lideri i kësaj partie, Albin Kurti, gjatë këtij takimi tha se dëshiron që mërgata ta ketë të drejtën e votës, shkruan arbresh.info
Kurti gjithashtu i premtoi mërgatës ndryshim në shumë fusha, si në shëndetësi, arsimim, drejtësi.
“Dikur nuk do të kishim luftë çlirimtare pa juve, e as paqe sociale pa ju. Dikur është mundësuar çlirimin, ndërsa sot po mundësohet mbijetesa falë juve. Jemi afër zgjedhjeve, Do të fokusohemi tek drejtësia, tek shëndetësia, tek arsimimi, mbi të gjitha besojmë që njerëzit emirë të këtij vendi janë të vetëdijshëm për ndryshim. Ne duam qe mërgata jonë ta ketë të drejtën e votës” tha Kurti
Në rast se del fitues në këto zgjedhje, Kurti dha një premtim për mërgatën, duke u thënë se studentët e diplomuar atje do të kenë hapësirë për punë praktike në Kosovë.
“Bashkatdhetarët tanë student të diplomuar, do të kenë mundësi që të bëjnë punë praktike në Kosovë. Një Qeveri e re do ta ketë prioritet, që arsimtarët më të mirë të shqipes, të garantojnë për fëmijët tuaj në mërgatë” tha Kurti
E krejt në fund, Kurti kërkoi votën e mërgimtareve për Lëvizjen Vetëvendosje.
“Porsa ta merrni vesh se kur është data e zgjedhjeve, regjistrohuni si votues për të votuar Lëvizjen Vetëvendosje” tha Kurti./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/494381537804618/?notif_id=1565694902773291¬if_t=live_video_explicit
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani