Google ADS

Xherdan Shaqiri i dërgon një paralajmërim Chelseas: Ne jemi të gatshëm

19:16 | 14 Gusht 2019
Arbresh Info

Xherdan Shaqiri i ka dërguar një paralajmërim rivalit të sotëm (e mërkurë) në finalen e UEFA Superkupës – Chelseas.

Anësori i Liverpoolit me anë të një postimi në llogaritë e tij në rrjete sociale ka bërë të ditur se kampioni në fuqi i Evropës është “i gatshëm” për përballjen ndaj “Bluve”, shkruan portali arbresh.info.

“Dita e ndeshjes! Ne jemi të gatshëm”, ka shkruar kosovari mbi foton e postuar ku shihet duke hyrë në stadiumin në Stamboll.

Sidoqoftë, reprezentuesi i Zvicrës nuk pritet të nis këtë ndeshja nga minuta e parë, ndonëse trajneri Jurgen Klopp mund t’i dhurojë disa minuta nga pjesa e dytë.

Ndeshja mes dy skuadrave luhet në stadiumin “Vodafone Park” dhe fillon në ora 21:00./arbresh.info/

Të ngjashme