Kancelarja gjermane Angela Merkel të mërkurën bëri thirrje për përmbajtje dhe dialog në kohën kur po vazhdojnë protestat masive në Hong Kong, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë për media në Berlin, Merkel theksoi rëndësinë e ligjin e vitit 1997, i cili garanton lirinë dhe sundimin e ligjit në Hong Kong.
“Të gjitha përpjekjet duhet të ndërmerren për t’iu shmangur dhunës dhe për të gjetur të gjitha mundësitë për zgjidhje përmes dialogut”, tha ajo.
Hong Kongu, një rajon autonom, nën kontrollin e Kinës që nga viti 1997, është përfshirë nga protestat të paprecedent që nga fillimi i qershorit kundër masës së pushtetit vendor për të legalizuar ekstradimin e të dyshuarve në territorin e Kinës, Macao dhe Tajvan.
Thirrjet e protestuesve janë zhvendosur në kërkesa më të mëdha pro-demokracisë.
Kina në fund të korrikut paralajmëroi se mund të vendosen forca të armatosura në rajon për të shuar demonstratat antiqeveritare.
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...