Google ADS

E ardhmja e Luka Jovic në Real Madrid vihet në dyshime

18:20 | 14 Gusht 2019
Arbresh Info

Bazuar në një raport së fundmi nga Marca, Luka Jovic nuk do të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj merkato të transferimeve pavarësisht spekulimeve në medie.

Raportet nga Serbia pretendojnë se Jovic mund të largohet në formë huazimi nga klubi, veçanërisht pas dështimit për të impresionuar trajnerin Zinedine Zidane gjatë stërvitjeve parasezonale te gjiganti spanjoll, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, edhe nëse kjo nuk është e vërtetë dhe se lojtari mund të mos ketë impresionuar zyrtarët në Madrid, pas shumës prej 60 milionë të paguar në të ata mendojnë t’i japin pak më shumë kohë.

Askush nuk e di se si do të shkojnë gjërat kur të filloj edicioni i ri, por në një mënyrë apo tjetër, nuk duket se lojtari serb do të ketë shumë shanse në klub – veçanërisht nëse forma e tij përkeqësohet.

Po ashtu duhet marrë parasysh faktin se është vështirë për t’i ndryshuar mendjen një personi si Zidane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme