Presidentët e Barcelonës dhe PSG-së, Josep Maria Bartomeu dhe Nasser Al-Khelaifi do të takohen në Liverpool këtë javë për të vendosur rreth të ardhmes së Neymar.
Dyshja do të flasin para një takimi në ECA në Liverpool këtë të premte, ku ata do të përpiqen për të arritur një marrëveshje me brazilianin “brenda 48 orëve”, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona ka dështuar me ofertën fillestare për Neymar për shkak se PSG ka refuzuar 74 milionë plus mesfushorin Philippe Coutinho si pjesë të marrëveshjes.
PSG reagoi duke thënë se ata duan më shumë të holla dhe më shumë lojtar për Neymarin, i cili theu rekord botëror me tarifën e transferimit në vitin 2017.
Kampioni francez kërkon shumën prej 222 milionë euro të paguar për sulmuesin dy vite më parë në mënyrë për të lejuar largimin e tij nga klubi.
Real Madridi është gjithashtu i interesuar dhe Al-Khelaifi mendohet se preferon që Neymar të largohet për transferim te Madridi sesa Barcelona, por Neymar besohet se dëshiron të rikthehet në Camp Nou./arbresh.info/
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...