Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka përlotur tifozët në momentin kur filloi të luaj me top me disa tifozë me aftësi të kufizuara.
“Redsat” janë në Stamboll për finalen e tyre në Superkupë kundër Chelseas, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra e Jurgen Klopp ka fituar një vend në këtë event pasi mposhti 2 me 0 skuadrën e Tottenham Hotspur në finale të Ligës së Kampionëve.
Egjiptiani e nisi sezonin e ri me ndeshjen ndaj Norwichit javën e kaluar duke shënuar një gol dhe krijuar një asistim. Por, pamjet kanë shfaqur se 27-vjeçari ka qenë duke shijuar disa momente edhe me tifozët me aftësi të kufizuara.
Në një video shihen “Redsat” duke u stërvitur në Vadafone Arena.
Ata ishin të shoqëruar me disa fëmijë nga Fondacioni i UEFA-së.
Njëri prej tyre është një djalosh pa këmbë, por kjo nuk e ndalte atë për të shijuar disa kombinime me superyllin e gjigantit në Premierë Ligë./arbresh.info/
https://twitter.com/ChampionsLeague/status/1161546490382303233
https://twitter.com/LFC/status/1161350357055934464
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...