Juventusi ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen në Villar Perosa të mërkurën.
“Zonja e Vjetër” është duke bërë përgatitjet e fundit të tyre para fillimit të edicionit të ri në Serie A, të cilin ata e fillojnë kundër Parmas më 24 gusht, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra e Maurizio Sarrit nuk ka më miqësore, por skuadra do të marrë pjesë në një ndeshje praktike në kampin e tyre tradicional në Villar Perosa, afër Torinos.
Por, një lojtar që nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje është Ronaldo, i cili do të stërvitet me skuadrën por nuk luan për shkak të një tendosje të lehtë në pulpin e këmbës së majtë.
Gjendja e Ronaldos është duke u monitoruar nga afër gjatë ndeshje parasezonale dhe Sarri ka zgjedhur për të mos rrezikuar me 34-vjeçarin./arbresh.info/
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme