Real Madridi pritet të bëjë ende punë gjatë këtij afati kalimtar të verës, mirëpo dështimi për ta transferuar mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogban, ka bërë që Zinedine Zidane ta shqyrtojë mundësinë e dhënies dorëheqje.
The Independent raporton se dështimi i Real Madridit për ta blerë Paul Pogban ia ka bërë të qartë trajnerit Zinedine Zidane se ai nuk i ka të njëjtat pikëpamje me presidentin Florentino Perez, transmeton Gazeta Express.
Kur Zidane u kthye në pozitën e trajnerit, në mars, për ta kthyer në formë skuadrën që kishte hyrë në krizë nën urdhrat e Julen Lopeteguit e Santiago Solarit, Zidane tha se gjërat në skuadër do të ndryshohen para fillimit të sezonit të ri.
“Do t’i ndryshojmë gjërat, jam i sigurt”, përsëriti Zidane vazhdimisht pas kthimit në “Santiago Bernabeu’. Ai i bëri të qarta synimet e tij përmes kërkimit të lojtarëve si Pogba, Eden Hazard e Kylian Mbappe.
Ndërkohë, lojtarët të cilët nuk kishin qenë në formë të mirë gjatë sezonit të fundit pritej të largoheshin këtë verë. Në këtë liste spikaste emri i Gareth Bale, i cili ka qenë për një kohë të gjatë me “Los Blancos’.
“Kthimi i Zidane ishte pothuajse një veprim heroik”, kishte thënë Jorge Valdano në maj. “Ai e dinte se po rrezikon, por e mori këtë rrezik në mënyrë që të mundë ta dizajnojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Fjalët e Valdanos u vlerësuan si të vetëkuptueshme në atë kohë dhe u konfirmuan edhe nga drejtuesit e klubit madrilen. “Zidane ka kontroll të plotë”, kishte thënë agjenti i Bale, Jonathan Barnett në fund të sezonit të kaluar.
Transferimi i shpejtë i Hazardit nga Chelsea bëri që në media të raportohej se projekti i Zidane po shkonte në mënyrë të përsosur. Megjithatë, Mbappe deklaroi publikisht se ai nuk do të largohet nga PSG-ja dhe Pogba mbeti synimi kryesor për pjesën tjetër të verës.
Por, dështimi për ta sjellë Pogban në skuadër e ka lënë të zhgënjyer Zidanin, i cili beson se nuk i janë ofruar kushtet e nevojshme për të pasur sukses me Real Madridin sezonin e ri. Për të mos e prishur rekordin e tij mbresëlënës me madrilenët, francezi mund edhe të japë dorëheqje.
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”