Largohen ditët e nxehta, si do jetë moti sot në Shqipëri

08:45 | 14 Gusht 2019
A. B.

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranesira kalimtare.

Ndersa në pjesen e dytë, të ditës parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjellë shira në zonat veriore dhe me pas shtrihen drejt zonave Qendrore dhe Lindore, duke e lënë Jugun e vendit me vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit do të ulen 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 36 °C.

Era do të fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme