Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ka realizuar një intervistë per “TuttoHellasVerona” ka folur për kalimin e tij në Seria A dhe rëndësinë e këtij transferimi
Amir Rrahmani ndërroi skuadrën këtë verë, duke kaluar nga Dinamo Zagreb në Hellas Verona. E këtë kalim e ka vlerësuar lart edhe Rrahmani, për të cilin ka thënë se ishte njëri prej hapave më të rëndësishëm të tij në karrierë.
“Kalimi të Verona në Serie A është hap i rëndësishëm në karrierën time sepse Serie A është në top pesë ligat më të forta në botë dhe çdo ndeshje do të jetë e fortë, kundër ekipeve dhe futbollistëve që janë të njohur tashmë”, ka thënë në fillim të kësaj interviste Rrahmani.
“Po, kemi përfunduar fazën përgatitore dhe çdo gjë po ecë shumë shpejt. Javën e ardhshme është ndeshja e parë e kupës pastaj me datën 25 fillon kampionati ku duhet të jemi të gatshëm”.
Tutje, Rrahmani ka filur edhe për gjendjen e tij fiziku dhe dallimin që e ka hasur në kampionatin italian.
“Po, mund të them që përgatitjet fizike këtu janë më të forta se në ekipet ku kam qenë deri me tani. Dallon nga përgatitjet fizike, siç thashë, sepse çdo trajner kërkon përgatitje sipas tij”.
Krejt në fund, kosovari ka bërë edhe një premtim për tifozët e skuadrës italiane.
“Premtimi i im ndaj tifozëve është siç kam thënë edhe në prezantimin tim , e ku me pyetën tifozët e ultra se çfarë premtoj, ju thashë se ju premtoj që do të jap maksimumin në çdo ndeshje në fushë dhe se do t’ia fitoj zemrat e tyre duke arritur rezultate pozitive”, ka thënë në fund të kësaj interviste.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë