Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i ka përcjellë falënderime kryeministres së Norvegjisë, Erna Solberg, për “mesazhet e sinqerta dhe të guximshme” që ajo ka dhënë pas sulmit terrorist ndaj një xhamie në Norvegji kundër prirjeve raciste dhe anti-islame që rriten në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lidhje me sulmin e armatosur të ndërmarrë ditën e shtunë ndaj Xhamisë Al-Nur, që i përket afganëve në qytetin Barum të Norvegjisë, Çavuşoğlu në llogarinë e tij në twitter tha se këto probleme të sulmeve anti-islame mund të zgjidhen duke i luftuar së bashku.
“Sulmi ndaj xhamisë në Norvegji na ka mërzitur dhe shqetësuar thellësisht. Falënderoj kryeministren Erna Solberg për mesazhin e saj të sinqertë dhe të guximshëm që ka dhënë për lëvizjet raciste dhe anti-islame në rritje në botë. Ne mund ta zgjidhim këtë problem vetëm duke luftuar së bashku”, ka shkruar në mesazhin e tij kryediplomati Çavuşoğlu.
Kryeministrja norvegjeze ka dënuar sulmin në fjalë, duke u shprehur se duhet të luftohet kundër urrejtjes dhe qëndrimeve anti-islame.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...