Burgjet:Sistem i ri sigurie për vend-ndalimin e më të “fortëve” në Shqipëri

23:04 | 13 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Burgu i Peqinit pritet të ketë një sistem sigurie të ri. Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ka shpallur tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik, i cili do të qëndrojë i hapur deri në 23 gusht.

Rreth 3 milionë lekë do të investohen në sistemin e sigurisë, që përfshin sistemin e kamerave, monitorimin virtual, sistemin kompjuterik, e jo vetëm.

Ky sistem i ri pritet të vendoset në funksion brenda 20 ditësh që nga nënshkrimi i kontratës me kandidatin fitues të tenderit, raporton Scan.

Burgu i Peqinit është një nga burgjet më të përmendura në media.

Kjo e fundit ama, jo për ‘popullaritet’ pozitiv, pasi protagonizmi ka qenë për shkak të skandaleve, konflikteve, sherreve, ‘call center-it’ brenda burgut, arrestimeve të gardianëve të përfshirë në skandale apo dhunës së ushtruar ndaj tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme