I njohur si ‘njeriu i memeve’, Genc Sejko ka kërkuar që në Tiranë të ngrihet një memorial edhe për Ardit Gjoklajn, adoleshentin që u vra në landfillin e Sharrës. Në një status në rrjetet sociale, Sejko thekson se ka kontaktuar me avokatin Altin Goxhaj dhe se do të bëjë aplikimin e për vendosje në sheshin “Skënderbej” të këtij memoriali.
Referuar deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj, Sejko shprehet se Tirana që ka vend për të gjithë, do ta gjejë një vedn edhe për 17-vjeçarin.
“Sapo kontaktova me Avokati Altin Goxhaj i cili nëpërmjet studios së tij ligjore do të bëj aplikimin për vendosjen në sheshin Skënderbej të një memoriali kushtuar Ardit Gjoklajt.
Kemi besim të plotë se Bashkia Tiranë dhe Kryetari Veliaj do ta mbështesin një nisëm të tillë. ‘Tirana ka vend për të gjithë’ tha para dy ditësh zoti Veliaj. Prandaj jam i sigurt se Tirana do gjejë vend edhe për Ardit Gjoklajn”, shkruan Sejko në rrjete sociale.
Ardit Gjoklaj punonte në landfillin e Sharrës bashkë me të vëllain. Ai humbi jetën nga përplasja me fadromën, ndërkohë që ai punonte nën moshë dhe pa asnjë siguri për jetën.
Shoqëria civile dhe opozita bëjnë fajtor për këtë ngjarje të rëndë edhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pasi ishte Veliaj që inaguroi disa muaj para se të ndodhte ngjarja këtë landfill dhe garantoi se puna do të kryhej sipas të gjitha standarteve.
Më 17 tetor të 2016 ekspertiza mjekoligjore, e administruar tashmë si provë në dosje, konfirmoi vdekjen e të riut, pas goditjes nga fadroma, e cila ishte duke punuar me pirgun e mbeturinave, më 7 gusht 2016.
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...