Pse zëri jonë tingëllon ndryshe kur e dëgjojmë në video?

19:23 | 13 Gusht 2019
Arbresh Info

Gjatë kohës kur flasim e dëgjojmë zërin tonë në mënyrë tjetër nga ajo si e dëgjojmë kur e incizojmë në një video. Kjo është një nga momentet më të çuditshme të cilën e kemi përjetuar shumica nga ne.

Siç duket, arsyeja prapa këtij fenomeni është shumë e thjeshtë. Kur e dëgjojmë zërin tonë në një incizim, valët e zërit që dalin nga altoparlanti udhëtojnë te veshët tanë përmes ajrit, dhe e dëgjojmë zërin tonë në mënyrën se si tjerët na dëgjojnë kur flasim.

Por, kur e dëgjojmë zërin tonë gjatë kohës që flasim, ne e dëgjojmë atë në dy mënyra të ndryshme – në mënyrë të brendshme dhe të jashtme. Fillimisht ju e dëgjoni zërin që del nga goja juaj (atë të cilin e dëgjojnë edhe njerëzit tjerë), dhe pastaj në të njëjtën kohë e dëgjoni zërin që vjen nga vibrimet që prodhohen nga akordet vokale, e të cilat udhëtojnë përgjatë kokës tonë.

Eshtrat në kafkë i rrisin ato vibracione me frekuencë të ulët, dhe kjo është arsyeja se përse zëri jonë tingëllon më i ulët sesa ç’është në të vërtetë.

Pra, nëse dëshironi ta dini si tingëllon vërtet zëri juaj, vetëm incizojeni apo mbulojeni veshin e majtë dhe flisni. Dhe mos u brengosni se zëri juaj tingëllon i çuditshëm sepse njerëzit tjerë veçse janë mësuar ta dëgjojnë në atë mënyrë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme