Google ADS

Thënie shkodrane: Mos t’hyptë mendja maje kresë!

18:20 | 13 Gusht 2019
Arbresh Info

• M’thuj me kë rrin, t’tham se kush je!

• Mos t’lashtë Zoti pa dhandër e pa gomar!

• T’hyftë vedja n’qejf!

• Kush flen me qen çohet me pleshta!

• Çdo fis, e ka nji pis!

• Shtat e hije, e mend as i fije!

• Nata asht e hueja!

• Sillu e përsillu, bjer n’kuj e lidhu!

• Rrej se rritesh!

• Fmija vesin si ta ndjekin, plaket, des, e s’mund ta hjekin!

• Dhimba e burrit si dhimba e gjunit, dhimba e fmisë si dhimba e kresë!

• Boll me ken shkodran se tana i ban!

• A je e marrë a t’vr*asin çoraptë?

• Do punue koka, me prodhue toka!

• Mos t’hyptë mendja maje kresë!

• Çka t’ban fmija s’ta ban Perendia!

• Qari e zarari janë motër e vlla!

• Nuk kam hall se m’des, kam hall se m’ndrron ves!

• Pëlhurës shifi anën, vajzës shifi nanën!

• Prej fmijës dhe budallës mësohet e vërteta! /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme