Sezoni i ri në Juventus po afrohet dhe Cristiano Ronaldo dëshiron që ky të mbetet një i paharrueshëm për “Zonjën e Vjetër”.
Kampioni në Serie A do të ketë sërish si synim për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve ndërkohë që fenomeni portugez ka zbuluar filozofinë e tij në një intervistë për DAZN, transmeton portali arbresh.info.
“Zgjohem gjithmonë në mëngjes me idenë në kokë për tu stërvitur dhe me qëllim për të arritur diçka më shumë, jo vetëm për të fituar të holla”, ka thënë fillimisht Ronaldo.
“Falë Zotit, nuk më mungojnë paratë, prandaj ajo që dua është për të fituar një vend në historinë e futbollit”, shton superylli.
Juventusi nis këtë të shtunë stinorin e ri me ndeshjen si mysafirë kundër Parmas./arbresh.info/
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...