Google ADS

Rama përjashton Valdrin Pjetrin: Sa të dalë e vërteta s’ke punë me PS-në

17:32 | 13 Gusht 2019
Arbresh Info

Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me publikimin e dokumenteve të PD-së për dënimin në Itali të kryebashkiakut të ri të Shkrodrës, Valdrin Pjetri.

Ai distancohet nga i deleguari i PS-së në veri të vendit duke u shprehur se derisa të vërtetohet gjithçka, Valdrin Pjetri i ka rrugët e ndara me Partinë Socialiste.

“Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!

I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar, po kjo s’mjafton më! Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

E me këtë rast, të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt! Shkoj në luftë për çdo ide, qëllim a shok armësh, po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t’i marrë PS!”, shkruan Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme