Google ADS

Një ditë në Golem, mes shalqirit, plehrave dhe plazhit pa çadra ‘private’

17:19 | 13 Gusht 2019
Arbresh Info

Agjencia e fotove LSA ka postuar disa pamje të plazhit të Golemit në Kavajë në këto ditë tejet të nxehta të gushtit.

Mënyra më e mirë për t’a përballuar të nxehtin mbetet plazhi, teksa në Golem pas heqjes së një sërë çadrash e shezlonësh të privatit, qytetarët kanë mundësi të ulen “falas” në rërë.

Por sërish problem i dukshëm mbetet papastërtia e madhe që mbizotëron kudo nëpër plazhet shqiptare.

Këtë të martë, në Golem kanë mbërritur dhe tregtarët e vegjël, siç edhe prezumon foto, ku po shitet dhe shalqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme