Google ADS

Dita e dytë e dytë e anulimit të fluturimeve në Hong Kong, shkak protestat

17:07 | 13 Gusht 2019
Arbresh.info

Janë anuluar fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut për ditën e dytë radhazi për shkak të protestave anti-qeveritare.

Aeroporti, që është një nga më të frekuentuarit në botë ka qenë lokacioni për protesta të përditshme që nga e premtja, transmeton portali arbresh.info.

Video në mediat sociale tregojnë pasagjerë që nuk munden të kalojnë përmes demonstruesit, të cilët uleshin brenda dhe bllokonin nisjet.

Liderja e qytetit, Carrie Lam ka lëshuar paralajmërim të ri  për protestuesit.

Lam tha se Hong Kongu kishte arritur në një situatë të rrezikshme dhe që dhuna gjatë protestave do të çonin në një rrugë pa kthim.

Trazirat masive kanë tronditur Hong Kongun për 10 javë dhe nuk tregojnë shenja të rënies./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme