Google ADS

Galloway: Forcimi i sundimit të së drejtës është thelbësor

15:51 | 13 Gusht 2019
A. B.

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Maqedoni të Veriut, Rachel Galloway në rrjetin social ‘Twitter’ në lidhje me aferën ‘Haraçi’ tha se forcimi i sundimit të së drejtës në Maqedoni të Veriut është thelbësor.

“Forcimi i sundimit të së drejtës është thelbësor në Maqedoninë e Veriut dhe mundësi që institucionet e pavarura të tregojnë përkushtim ndaj drejtësisë për të gjithë qytetarët”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme Këshilli i Ambasadorëve përmes një komunikatë ka shprehur mbështetje për qëndrimet e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski lidhur me rastin “Haraçi”.

“Këshilli i Ambasadorëve i jep mbështetje të plotë presidentit të Republikës Stevo Pendarovski për qëndrimet e tij të forta gjatë konferencës së djeshme për media. Presidenti u rreshtua në parimet e shtetit juridik dhe interesave të qytetarëve si dhe kredibilitetin e shtetit drejt agjendës euroatlantike të Maqedonisë”, thuhet në komunikatë.

https://twitter.com/RGallowayUK/status/1161241103707844608?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1161241103707844608&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fgalloway-forcimi-sundimit-te-se-drejtes-eshte-thelbesor%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme