Google ADS

Prizren, plagos veten me armë në një aheng

13:51 | 13 Gusht 2019
Arbresh.info

Një person është lënduar me armë zjarri mesditën e së hënës në Prizren.

Sipas raporti të Policisë së Kosovës i dyshuari gjatë një ahengu familjar ka shtënë më armë dhe e ka lënduar vetën , shkruan arbresh.info.

“Raportohet se i dyshuari mashkull  k-shqiptar gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri dhe gjatë manipulimit me armë i njëjti ka lënduar veten me armë”, thuhet në raportin e PK-së.

Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa rasti ka shtuar në procedurë të rregullt.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa njësiti policor ka konfiskuar armën me një karikator dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e Policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme