PSG-ja largon të gjitha gjurmët e Neymarit nga dyqani i klubit

11:05 | 13 Gusht 2019
A. B.

Neymari duket se është më afër largimit nga Paris Saint-Germaini sesa kurrë më parë. Së fundi, klubi francez i largoi të gjitha gjurmët e Neymarit nga dyqani i klubit.

Sulmues brazilian, i cili iu bashkua kampionit francez para dy vjetëve për 222 milionë euro, ia ka bërë të qartë Paris Saint-Germainit se nuk dëshiron të luajë më për ta, transmeton Gazeta Express.

Kjo ka bërë që në dyqanin zyrtar të PSG-së të largohen të gjitha gjërat me emrin e Neymarit në to. Kjo gjë dëshmohet nga një video e publikuar nga mediumi brazilian, UOL Esporte.

https://twitter.com/marcelobechler/status/1160914611354394631?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1160914611354394631&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fpsg-ja-largon-te-gjitha-gjurmet-e-neymarit-nga-dyqani-i-klubit%2F

Embedded video

Paris Saint-Germaini raportohet se është gjithashtu e gatshme ta shesë për çmimin e duhur 27-vjeçarin, për të cilin janë interesuar Real Madridi dhe Barcelona.

Këto dy klube kanë më së shumti gjasa për ta transferuar Neymarin, i cili po e kërkon kthimin në Spanjë. Tani, dy rivalët janë duke luftuar për t’i siguruar shërbimet e brazilianit për sezonin e ardhshëm.

Neymari do të preferonte t’i bashkohej Barcelonës sërish, pasi që aty i kishte kaluar katër sezone të lumtura, duke luajtur përkrah Lionel Messit dhe Luis Suarezit. Megjithatë, ai raportohet se do ta pranonte një transferim në “Santiago Bernabeu” nëse katalonasit s’arrijnë marrëveshje me PSG-në.

Tifozët e Paris Saint-Germainit i bënë të qarta ndjenjat e tyre për Neymarin gjatë ndeshjes hapëse të Ligue 1 të klubit, kundër Nimesit të dielën. Tifozët u incizuan duke brohoritur: “Neymari, bir b*shtre”, përderisa e mbajtën lart edhe një pankartë ku e shanin brazilianin.

Vetëm rreth 24 orë më vonë, të hënën, avokati i Neymari u pa duke hyrë në zyrat e “Camp Nou”, mes spekulimeve që e lidhin klientin e tij me një kthim në Barcelonë.

Mediave spanjolle u është thënë se avokati nuk ishte aty për të diskutuar për Neymarin, mirëpo prezenca e tij në këtë periudhë i ka ngritur dyshimet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme