A ke shikuar ndonjëherë më shumë futboll sesa që duhet? Sipas një studimi të fundit, përcjellja e ndeshjeve të futbollit është në fakt një gjë e mirë për shëndetin tuaj.
BetVcitor bashkëpunoi me departamentin e biomjekësisë në Universitetin e Leeds. Ata i analizuar 25 tifozë të Leeds Unitedit gjatë tri ndeshjeve kryesore të sezonit të kaluar të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli, transmeton Gazeta Express.
Gjithsej, 25 tifozë të futbollit, mes moshës 20 dhe 62-vjeçare, u analizuar për t’i zbuluar efeket e përcjelljes së futbollit nëpër stadiume në shëndetin e një personi.
Pjesëmarrësit u ndanë në tri grupe pjesëmarrëse: Tifozë të Leeds Unitedit për 0-10 vjet, 20-30 vjet dhe 40+ vjet.
Këto grupe pastaj u analizuan në aspektin fizik dhe psikologjik gjatë ndeshjeve në Brentford, dhe gjysmëfinalet për play-offs të promovimit në Premierligës, kundër Derby Countyt.
Studiuesit i analizuan rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe ndryshimet në gjendjen shpirtërore të tifozëve.
Rrahjet e zemrës u matën dy ditë para secilës ndeshje për ta kuptuar rrahjen mesatare të tifozëve, pastaj para ndeshjes, pas pjesës së parë dhe menjëherë pas përfundimit të ndeshjes. Pjesëmarrësit gjithashtu u përgjigjen në pyetjet për gjendjen e tyre shpirtërore.
Sipas këtij studimi, përcjellja e klubit tënd në stadium ndikon në uljen e presionit të gjakut dhe shërben pothuajse si stërvitje kardiovaskulare. Në aspektin psikologjik, fitorja e skuadrës së preferuar e përmirëson gjendjen e tifozit për të paktën 24 orët e ardhshme, ndërsa disfata ndikon në pikëllim për një kohë më të gjatë. /Gazeta Express/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...